close
Top LajmeVendi

KUVENDI KONFIRMON: DEPUTETI JAHOVSKI POZITIV ME COVID-19

D5EA403E-4D0B-46EB-9C57-C0463B4CA0F2

PRITET ANKETË EPIDEMIOLOGJIKE E DEPUTETËVE


Kuvendi konfirmon se deputeti Ismail Jahovski nga rradhët e BDI-së ka rezultuar pozitiv me KOVID-19, pas çka është hospitalizuar në klinikën infektive në Shkup. Nga Kuvendi nëpërmjet një komunikate u bëjnë apel të gjithë deputetëve të tjerë që t’u përmbahen masave të mbrojtjes  së shëndetit public edhe në kushte shtëpiake.

KUVENDI I RMV-së
“Në përputhje me simptomat e shfaqur, deputeti Ismail Jahoski është testuar dhe testi i tij është pozitiv në KOVID-19. Për shkak të kësaj, a gjithë me qëllim që i njëjti të jetë nën mbikëqyrjen e personave profesionist me qëllim që të parandalohet zhvillimi i komplikimeve të padashura, deputeti Jahoski është hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup.”

Në komunikatën e Kuvendit nuk saktësohet nëse do të bëhet ose jo anketa epidemiologjike, por një gjë e tillë pritet të ndodh dhe në këtë mënyrë të përcaktohet nëse individë të caktuar do të shkojnë në izolim ose një gjë të tillë duhet ta bëjnë të gjithë deputetët.

Kujtojmë se Jahovski për herë të fundit ka qenë në Kuvend të Mërkurën, në Komisionin për financim dhe buxhet./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia