close
Vendi

KUVENDI MBETET I SHPËRNDARË

download (1)

Gjykata Kushtetuese nuk do ta vlerësojë kushtetutshmërinë e shpalljes së situatës së parë të jashtëzakonshme të 18 Marsit, nga ana e Presidentit Pendarovski. Gjashtë gjykatës vlerësojnë se iniciativa është e pabazë për shkak se kjo situatë tashmë ka përfunduar.

Ndërkaq, nëntë gjykatës kushtetues në kolegjiumin e sotëm njëzëri kanë vendosur se nuk ka kushte që sërish të thirret Kuvendi. Pas një debati, ata kanë vendosur se bëhet fjalë për një cështje për të cilën është marrë vendimi. Më 8 dhe 15 Prill Gjykata kishte debatuar sipas iniciativës kundër vendimit për shpërndarjen e Kuvendit më 16 Shkurt dhe vendosi që të mos ngritet procedurë, për shkak se bëhet fjalë për vendim kushtetues dhe konform ligjeve.

Propozimi ishte I Gjykatësit Osman Kadriu, me kërkesë të disa funksionarëve dhe juristëve që të mblidhet Kuvendi, për ti konfirmuar dy vendimet për situatën e jashtëzakonshme të Presidentit Pendarovski, më së shumti për shkak se në mungesë të Kuvendit nuk ka kush ta kontrollojë Qeverinë.

Edhe propozuesi gjykatësi Osman Kadriu ka votuar që të hidhet poshtë propozimi I tij.

Kuvendi do të thirret vetëm në përbërje të re, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare./KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia