Përfundon debati në Kuvend, deputetët votojnë përbërjen dhe programin e ri qeveritar. Formimi i Qeverisë së re merr dritën jeshile të 62 deputetëve, pas çka Dimitar Kovaçevski bëhet kryeministër i Qeverisë së 11-të që nga pavarësia e RMV-së, në vitin 1991.
Kovaçevski, i cili në Qeverinë Zaev 2, ishte zëvendësministër i financave, u zgjodh kryetar i socialdemokratëve pas dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kreut të partisë dhe të kryeministrit, vendim ky që erdhi pas rezultatit në zgjedhjet lokale të vitit 2021.
Koalicioni qeveritar përbëhet nga LSDM,BDI, PDSH dhe Alternativa e cila e fundit iu bashkangjit shumicës parlamentare, pas dështimit të iniciativës për votëbesimin e Qeverisë. Shumica parlamentare ka 64 deputetë. Programi qeveritar, sipas Kovaçevskit do të fokusohet në zgjidhjen e krizës energjetike dhe ekonomike. Ai premtoi rritje të standardit të jetës së qytetarëve, rritje të pagave dhe pensioneve, si dhe pozicione të forta në procesin me Bullgarinë.
Kabineti i Kovaçevskit duket kështu:
Kuadro të LSDM-së:
Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit – Sllavica Gërgovska
Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi
Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Bojan Mariçiq
Ministre e Mbrojtjes – Sllavjanka Petrovska
Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski
Ministër i Drejtësisë – Nikolla Tupançevski
Ministër i Bujqësisë – Ljupço Nikollovski
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jovana Trençevska
Ministër i Kulturës – Bisera Stojçevska
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski
BDI:
Zv/kryeministër i Parë dhe Ministër i Sistemit Politik – Artan Grubi
Ministër i Jashtëm – Bujar Osmani
Ministër i Financave – Fatmir Besimi
Ministër i Arsimit – Jeton Shaqiri
Ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministër i Ambientit – Naser Nuredini
Alternativa:
Ministër i Shëndetësise – Bekim Sali
Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Haliti
Ministër pa resor për Diasporën – Xhemail Çupi