Kuvendi ratifikoi protokollet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

“ANËTARËSIMI I DY VENDEVE KONTRIBUON NË RRITJEN E SIGURISË”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me 102 vota “për” dhe dy “kundër”ratifikoi protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Kundër kanë votuar deputetët e partisë “E majta”. Ne seancën parlamentare, ku në rend dite ishin protokollet për anëtarësimin e këtyre dy vendeve, morën pjesë edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe kori diplomatik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kjo është një ditë e madhe për Kuvendin e Maqedonisë i cili e ka nderin dhe përgjegjësinë të vendosë për ardhmërinë e aleancës më të madhe dhe më të fuqishme ushtarake dhe të sigurisë në botë. Agresioni ndaj Ukrainës, e cila zgjat më shumë se gjashtë muaj, tregoi pse është e rëndësishme që një shtet i vogël evropian si Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e aleancës së NATO-s”, deklaroi Mile Talevski nga LSDM.

Sipas VMRO – DPMNE – së opozitare, e cila po ashtu mbështeti protokollet, anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO, do të kontribuojë në sigurinë e gjithë Evropës.

“Vlerësojmë se, këto janë dy vende demokratike të fuqishme dhe përparimtare, që do të jenë vlerë e shtuar në sigurinë e gjithë Evropës. Vlerësojmë se kjo është mirë për NATO-n dhe është mirë për gjithë Evropën demokratike”, deklaroi Lupço Prenxhov nga VMRO-DPMNE.

Dy vendet dorëzuan kërkesë për anëtarësimin në Aleancë, pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës. Protokollet për anëtarësim duhet t’i miratojnë parlamentet e të gjitha vendeve anëtare. Ndërkohë, kjo është hera e parë që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikon protokoll për anëtarësim të anëtareve të reja në aleancë./KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share