close
Top LajmeVendi

KUVENDI RATIFIKOI PROTOKOLLIN PËR NATO

Njëzëri me 114 vota Kuvendi i Maqedonisë së Veriut  miratoi Ligjin për ratifikimin e anëtarësimit në NATO. Në këtë seancë solemne morën pjesë ambasadorë të vendeve të NATO-s, krerët e të gjitha partive politike në vend si dhe mysafirë të ftuar nga Aleanca Veriatlantike.

“Anëtarësimi në NATO është një privilegj, por edhe një përgjegjësi e madhe. Që nga aderi ynë në Partneritetin për Paqe në vitin 1995 ne aktivisht u obliguam që të kontribuojmë për mirëmbajtjen e paqës dhe stabilitetit ndërkombëtar, vecanërisht në lufën kundër terrorizmit ndërkombëtar” – Stevo Pendarovski – President i RMV-së.

Para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, nga dita e sotme, do të valëvitet edhe flamuri i NATO-s. Me një ceremoni të vecantë u bë edhe dorëzim – pranimi i flamurit të NATO-s.

Për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike do të miratohet me veprim të anuluar. Kjo do të thotë se Ligji do të hyjë në fuqi kur Spanja do ta ratifikojë Protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut  në Aleancë. Sipas paralajmërimeve nga Madridi, pritet që kjo procedurë të përfundojë deri kah mesi i Marsit./Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia