close
Sport

KV UT ME PËRFORCIM TË JASHTËZAKONSHËM

Vlado

Malazezi Vladimir Bojiq vesh fanellën me emblemën e UT-së


Klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës në këtë afata kalimtar ka sjell edhe një super volejbollist, bëhet fjalë pë reprezentuesin e Malit të Zi, Vladimir Bojiq, i cili vjenë nga skuadra e Budvës. 30 vjeçari pas vete ka një karrierë te pasur duke luajtur në vende te ndryshme si Katar, Turqi, Sërbi, Mal të Zi etj. Bojiq pë Klan Maqedoni tha se nuk ka shumë njohuri për volebollin në vendin tone, por premton se do të jap më të mirën pë realizimin e qëllimit.

“Volejbollin e Maqedonisë nuk e njohë personalisht pasi nuk kam qenë këtu, por  kam mësuar nga  miqtë e mi. Personalishtë nuk kam luajtur këtu por i kam pyetur ata”-deklaroi Vladimir Bojiq volejbollist i ekipit studentor.

Angazhimi i reprezentuesit malazez është obligim për ekipin që të luftojë per kreun e tabelës, këtë e pohon edhe ai vetë: “E dini si, në bazë situatës aktuale në ekipin tonë, unë shpresojë pë dy vendet e para e pse jo të mos fitojmë vendin e pare. Bashkëlojtarët më kanë përkrahur fuqishëm dhe shoqërohemi shumë mirë” tha ai.

Pra ekipi i studentëve tetovarë tanimë me formacion të kompletuar vazhdon përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit. Ekipi të mëkurën pritet të zhvillojë ndeshje miqësore me Partizanin e Tiranës. /Shaban Sinani/

 

 

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia