close
Showbiz

KYLIE JENNER I TRASHËGON VAJZËS BIZNESET

fafcb6bc981e5c56bb0c156b6eeeb416_md

SIPËRMARRËSJA: DUA QË STORMI NJË DITË TË DREJTOJË KYLIE COSMETICS


Kylie Jenner dëshiron që vajza e saj të drejtojë Kylie Cosmetics një ditë. 23-vjeçarja shpreson që t’ia kalojë sipërmarrjet e saj të biznesit vajzës së saj tre vjeçare Stormi, kur ajo të jetë më e madhe, pasi e sheh si  “trashëgiminë” më të madhe.

Stormi është trashëgimia ime. Unë jam duke e rritur atë që të bëhet e zgjuar , e mirë dhe e suksesshme. Ndoshta ajo do të marrë Kylie Cosmetics një ditë”, u shpreh ajo.

Kylie ka pohuar se mëmësia e ka ndryshuar, por pranoi se ajo ende “po rritet çdo ditë”.

Të bëhesha nënë ishte ndryshimi më i madh për mua“.

Ylli i ‘Keeping Up With the Kardashians’ vazhdoi duke lavdëruar nënën e saj Kris Jenner dhe vëllezërit e motrat e saj më të mëdha, të cilat kanë qenë modele të shkëlqyera, kur bëhet fjalë për rolin e tyre si prindër.

Sipërmarrjet e suksesshme të biznesit të Kylie bënë qe ajo të ishte miliarderja më e re ‘self made’ nga revista Forbes. Më e vogla e familjes ka në pronësi një markë tepër të suksesshëm make up-i si Kylie Cocmetics, që vlerësohet të kapë vlerën e 900 milionë dollarë.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia