close
Sport

LA Lakers, mendon shkarkimin e trajnerit Frank Vogel

Vogel

Forma e dobët e Lakers këtë sezon, ka bërë që drejtuesit të mendojnë shkarkimin e trajnerit.

Sipas ‘ESPN’, Frank ka drejtuar ndeshjen e fundit të Lakers, në fitoren 146-141 ndaj Denver Nuggets, pasi ai do të largohet.

Lakers e përfunduan një sezon zhgënjyes me 33 fitore e 49 humbje, në vendin e 11 në Konferencën Perëndimore dhe u eliminuan në konkurrencën e turneut play-in.

Në lidhje me shkarkimin e tij, pas ndeshjes foli edhe vet trajneri. Ai tha se nuk ekipi nuk e kanë njoftuar për diçka të tillë.

“Nuk më kanë thënë asgjë dhe do të shijoj ndeshjen e sotme”, tha Frank.

Trajneri kishe probleme me vazhdimësi këtë sezon, lëndimet e yjeve LeBron James dhe Anthony Davis ndikuan gjithashtu.

Frank fitoi kampionatin NBA 2020 me Lakers, që nga viti 2019 deri më tani ekipi i tij ka 127 fitore dhe 98 humbje.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia