close
RajoniTop LajmeVendi

“LAGJA E TRIMAVE”: ZV/MINISTRI I DREJTËSISË SË KOSOVËS TË ENJTEN VIZITON TË BURGOSURIT

Screenshot_1

VIZITA NË BASHKËPUNIM ME AUTORITETET E SHKUPIT

Zv/Ministri I Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu, ka paralajmëruar se të Enjten do t`i vizitojë shtetasit e Kosovës që janë dënuar në rastin “Lagja e Trimave” e që vuajnë dënimet në burgjet e Maqedonisë së Veriut për ngjarjet e vitit 2015.

Gjatë një prononcimi për televizionin e Kosovës – T7, Sallahu ka thënë se pas komunikimit me Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, ka marrë leje që këtë vizitë ta realizojë të Enjten.

BLERIM SALLAHU – ZV/MINISTËR I DREJTËSISË – KOSOVË

“Ne si ministri, në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësisë atje, unë të enjten do t’i vizitoj të burgosurit. E kemi një konfirmim nga zv. ministri i Drejtësisë në Shkup, na ka dhënë leje. Do t’i vizitojmë ata, t’i shohim kushtet, pastaj do të marrim masa duke dërguar letra në drejtim të qeverisë atje që të krijohen kushte më të mira sepse për neve janë çlirimtarë”,

Tetë policë – pjesëtarë të njësisë speciale “Tigrat” dhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur humbën jetën gjatë betejës dyditore më 9 dhe 10 Maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Gjithsejt 33 persona janë dënuar me burg nga 12 deri me burg të përjetshëm, kurse katër janë liruar nga akuzat. Shtatë janë dënuar me burgim të përjetshëm, 13 me 40 vite burg, gjashtë me 20, njëri me 18 vjet, dy me 14 vjet, dy me 13 vjet dhe dy me nga 12 vite burg. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia