close
Rajoni

LAJÇAK: MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI GJATË QEVERISJES SË KURTIT

F98978B0-3D9A-4C86-ADAF-372191AD797B

“MË I AFËRT BASHKËPUNIMI ME ADMINISTRATËN E BAJDENIT”


Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajcak pret që marrëveshje finale Kosovë Serbi të arrihet gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Një një konferencë për media pas takimit me presidenten në detyrë Vjosa Osmani Lajcak ka thënë se ky process duhet të përmbyllet brenda disa muajsh e të mos marrë vite kohë. Ka thënë se në takimet që ka zhvilluar mbrëmë e sot me Kurtin e Osmanin janë pajtuar që dialogu të vazhdoj.

MIROSLAV LAJCAK – I DËRGUAR I BE-së PËR DIALOGUN

Është mes Kosovës dhe Serbisë të caktojnë sa shpejt duhet ta përfundojnë këtë process. Nëse duan takime mujore apo javore. Nuk do të ketë edhe shumë vjet e kohë nëse ka përkushtim. Po mendoj se mund të kompletojmë këtë process me marrëveshje gjithëpërfshirëse gjatë mandatit të Kurtit dhe Osmanit. Nuk shoh pengesa në këtë rrugë.

Ka bërë thirrje për unitet duke thënë se ky process nuk është përgjegjësi e një partie politike por e të gjithëve. Derisa ka folur edhe për bashkëpunimin e ngushtë BE -SHBA.

MIROSLAV LAJCAK – I DËRGUAR I BE-së PËR DIALOGUN

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë një partneritet dhe dëshiroj të theksoj se me ardhjen e administratës Biden bashkëpunimi është më I afërt se që mund të parashihet.

Lajcak ka folur edhe rreth hartës në zyrën e tij ku Kosovën e paraqiste si pjesë të Serbisë duke thënë se një zyrtar I BE-së mund të përdor vetëm hartat zyrtare.

Ndërsa presidentja në detyrë Osmani ka thënë se nuk do të lejojnë që të negociohen kufijtë e Kosovës. Për Asociacionin e komunave me Shumicë serbe tha se do të respektohet Kushtetuta e Kosovës.

Lajcak gjatë ditës ka takuar kryeministrin në detyrë Avdullah Hotin, përfaqësues të partive politike përfshirë edhe Listën Serbe.

Ai nesër përmbyll vizitën treditore në Kosovë me një konferencë për media për të vazhduar udhëtimin e tij në Serbi. /Blerta Dalloshi Beeisha – TvKlan Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia