close
Rajoni

LAJÇAK NË KOSOVË: TAKIME ME ZYRTARË INSTITUCIONAL DHE TË PARTIVE

60130486-C1B4-46A2-8EC7-F657B44882E1

ANALISTËT: VIZITA E LAJÇAKUT SINJAL PËR RIFILLIMIN E DIALOGUT


Pasdite në Kosovë pritet të arrijë përfaqësuesi special I BE-së për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajçak.

 Ai do të qëndrojë në Kosovë tri ditë radhazi ndërsa pritet të zhvillojë takime me përfaqësues institucionesh e partish politike.

Profesori i të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se vizita e Lajcakut është sinjal që dialogu Kosovë-Serbi duhet të rifillojë menjëherë pas formimit të Qeverisë së re të dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

AFRIM HOTI- PROFESOR I MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

“Po parimisht është pritë sepse në mënyrë të vazhdueshme kemi pasur paralajmërime që pas zgjedhjeve në Kosovë duhet të intensifikohet agjenda e bisedimeve dhe tash duket që ky proces po merr formë pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë dhe administratës së re amerikane.

Thotë se kjo është edhe sinjal I bashkëpunimit BE – SHBA për dialogun.

AFRIM HOTI- PROFESOR I MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

 Si duket janë bashkërenduar veprimet në mes dy akterëve pra evropianëve dhe shteteve të bashkuara, dhe në momentin e parë që të krijohet qeveria e re, pritet që të ristartohet procesi i bisedimeve”

Pas Kosovës ai pritet të vizitojë Beogradin e më pas Malin e Zi. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia