close
Top LajmeVendi

LAJMI I FUNDIT/ Kuvendi miratoi propozimin francez, 68 deputet votuan PRO

glasanje

“PËR” VOTUAN 68 DEPUTETË, OPOZITA MAQEDONASE BRAKTISI SALLËN

Kuvendi I RMV-së me 68 vota “Për” ka miratuar konkluzionet për propozimin francez, me të cilin duhet të zhbllokohet procesi eurointegrues I Maqedonisë së Veriut. Nuk pati “kundër” dhe “të përmbajtur”.

Miratimi I propozimit francez nga deputetët e shumicës parlamentare u prit me duatrokitje dhe me fjamuj të RMV-së dhe BE-së.

Nga Kuvendi, Konkluzionet tani dërgohen në Qeveri për t`u miratuar. Informacioni për përmbajtjen e propozim kornizës negociuese për negociatat aderuese të RMV-së me BE-në ishte propozuar nga presidenca franceze me BE-në më 30 Qershor.

Me propozim-konkluzionet e miratuara Kuvendi e ngarkon Qeverinë se për cfarë mund të negociojë me BE-në.

Me konkluzionet kërkohet respektimi I pakushtëzuar I veçantive gjuhësore, kulturore dhe historike të popullit maqedonas. Qeveria ngarkohet që në kornizën negociuese gjuha maqedonase të përmendet pa shtesa e fusnota, Qeveria të mos pranojë të negociojë për zgjidhje tjetër për gjuhën maqedose nga ajo që përmendet në kornizën negociuese.

Propozimi francez për heqjen e vetos bullgare dhe nisjen e negociatave, që u mbështet nga I gjithë BE-ja, në Maqedoninë e Veriut hasi në rezistencë nga opozita maqedonase, një pjesë e qytetarëve, nga disa akademikë dhe OJQ.

Në votimin nuk morën pjesë Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe të “Majtës”, kurse seancën e sotme e ka ndjekur edhe Ambasadori I BE-së në Shkup, Dejvid Gir.

Për tri ditë me radhë deputetët debatuan për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese. Debati në Kuvend zhvillohej në atmosferë elektrizuese me shfrytëzimin e zhurmës dhe fishkëllimave nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, derisa në foltore ishin ata të LSDM-së.

Ndërkohë një grup qytetarësh kanë protestuar para Kuvendit me thirrje e parulla kundër propozimit francez. /KlanMacedonia/

/ Klanmacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia