close
Kulture

LAMTUMIRË I MADHI AVNI MULA!

D5DCE6DA-720B-4709-BF94-670F4DAA5E6D

Ka vdekur në moshën 92-vjeçare kompozitori i shquar shqiptar Avni Mula. Lajmin e ka dhënë bija e tij, soprano e famshme Inva Mula, nëpërmjet një postimi në Facebook. “Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshëndetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë”, ka shkruar Inva Mula.

 

Një tjetër ikonë e muzikës shqiptare nuk jeton më. Kompozitori Avni Mula ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare.

 

Në vitet 60 erdhën edhe krijimet e tij të para të rëndësishme, ku ajo që do të kujtohet gjithmonë është “Valsi i lumturisë”.

 

Në pothuajse të gjitha festivalet, Avni Mula do të ishte aty ku ka marrë edhe disa çmime. Të famshme janë edhe këngë lirike të krijuara prej tij.

 

Mula numëron edhe vepra të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike. Lamtumirën e fundit Artistit të Popullit dhe Nderit të Kombit, miqtë dhe kolegët do t’ia japin këtë të premte, në hollin e Universitetit të Arteve.

 

Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës, ku u diplomua si këngëtar lirik. Pas kthimit nga Moska punoi si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit ku u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Ka marrë dhjetëra çmime artistike për interpretime dhe krijimtari artistike si dhe ‘Çmimin e Republikës’ të Shkallës I dhe ‘Urdhrin e Flamurit’ të Shkallës I. Në 80-vjetorin e lindjes, qyteti I Gjakovës e nderoi me ‘Medaljen e mirënjohjes’. Ka marrë edhe dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’ nga Presidenti i Shqipërisë./Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia