close
Bota

LAVROV VETIZOLOHET: ANULOHET VIZITA NË B e H DHE SERBI

Foreign Ministers of Russia and Germany meet in Moscow

Ministri I Jashtëm rus Sergej Lavrov është I vetizoluar për shkak të një kontakti me person të infektuar me COVID-19, kurse I ka anuluar të gjitha vizitat dhe takimet.

Lajmin e ka publikuar portali rus “Sputnjik” duke u thirrur në press-shërbimin  e MPJ-së ruse.

‘Për shkak të kontaktit me person të prekur nga COVID-19, Sergej Lavrov do të jetë në vetizolim. Vizitat dhe takime që paraprakisht ishin planifikuar anulohen. Ai ndjehet mirë” – thuhet në komunikatën e MPJ-së ruse.

Lavrov duhej që të qëndronet në vizitë pune në B e H më 28 Tetor, si dhe për vizitë dyditëshe në Serbi më 28 dhe 29 Tetor, ku ishte caktuar edhe takimi me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas mediave serbe, Lavrov duhej të merrte pjesë në ceremoninë me rastin e rregullimit të brendshëm të Tempullit Shën Sava dhe të takohet ne Patriarkun e Kishës serbe Irinej. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia