close
Vendi

LD: DEPUTETËT DHE MINISTRAT KËTË VERË TË MOS SHKOJNË NË PUSHIME

49B89D65-17AA-47B8-8EB2-CF17752035AA

Lidhja Demokratike propozon që Deputetët dhe Ministrat gjatë Korrikut dhe Gushtit të punojnë në vend se të shkojnë për pushime. Sic përcjell KlanM komunikatën nga LD-ja, kjo periudhë të shfrytëzohet për përgatitjen e miratimit të ligjeve që kompanitë të mos kenë pengesa gjatë punë, përgatitje për kthimin e nxënësve dhe studentëve nëpër shkolla e fakultete dhe zbatimin e reformave të domosdoshme për implementimin e standardeve të BE-së.

“LD-ja vlerëson se periudha e verës duhet të shfrytëzohet edhe për ndërtimin e sistemit efikas dhe të rrumbullaksuar për luftë kundër formave të rënda të krimit dhe korrupsionit të lartë, luftë kundër mafisë urbane dhe mafisë që edhe më tej vazhdon të realizojë profite të mëdha me shitjen e derivateve kancerogjene të naftës si dhe me deponimin e mbeturinave të rrezikshme” – thuhet në komunikatën e Lidhjes Demokratike.

Nga LD-ja, sic përcjell KlanM, kërkojnë që të vazhdohen reformat në sistemin gjyqësor, si dhe të miratohet një program I veçantë për departizimin e shërbimeve të sigurisë dhe administratës.

“Kjo periudhë të shfrytëzohet për përgatitjen e Platformës për mënyrën më efikase të përballjes me pandeminë, të zbatohet imunizimi I popullsisë dhe të riorganizohet sistemi shëndetësor në drejtim të përgatitjes për veprim në kushte të situatës së krizës” – thonë nga LD-ja. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia