close
Rajoni

LDK MBLEDH NËNSHKRIME, LVV PARALAJMËRON REZISTENCË

images

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese, LDK-ja është duke mbledhur nënshkrimet për thirrjen e seancës për të shtunën ose të hënën. LVV paralajmëron rezistencë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i hap rrugë formimit të qeverisë së re pa shkuar në zgjedhje. Ajo do ti drejtohet sërish komisionit të Venecias.

Gjykata ka konstatuar se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një qeverie të re edhe pa partinë fituese të cilin  LVV-ja e ka konsideruar skandaloz.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, e quan të papranueshëm vendimin e gjykatës.

“Në vend se të bëjë interpretimin e Kushtetutës, gjykata duket se kishte këtë casje meqë presidenti ka të drejtë, le të përpiqemi ta arsyetojmë.Fatkeqsisht gjykata u rreshtua me kapësit e shtetit” ka shkruar Kurti në Facebook sipas të cilit beteja vazhdon bashkë me popullin e vetëdijësuar kundër sic shkruan kësaj kaste të korruptuar. Ndërsa për hapat e tjerë politikë qytetarët do të njoftohen me kohë”, shkruan Kurti.

Nuk ka munguar reagimi I kreut të LDK-së Isa Mustafa.

Presidenti Hashim Thaci e ka mirëpritur vendimin ndërsa ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re.

LDK-ja  është në process të finalizimit të konsultimeve me partnerët e koalicionit.

LDK synon të bashkëqeverisë me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe pas shkarkimit të qeverisë Kurti, ndërsa sa Gashi nuk e komentoi nëse edhe AKR do të jetë pjesë e qeverisë. /Blerta D.Berisha

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia