close
Sport

LE: SONTE ZHVILLOHEN NDESHJET KTHYESE TË 1/16 SË FINALES

1B760FEA-5ADB-4047-A414-8503AA12BBE0

TOTTENHAMI  SKUADRA E PARË QË KUALIFIKOHET NË 1/8 E FINALES


Pas kualifikimit të pritshëm të Tottenhamit  në fazën tjetër  të garave pasi  që mundi  Wolsburgun 4:0,të garave, sonte në mbrëmje klubit londinez pritet  t’i bashkohen edhe 15 klube të tjera për në fazën e 1/8, për të vijuar në këtë mënyrë edhe rrugën e gjatë drejt finales së madhe të edicionit të 12 në Ligën Europa  që është  kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në Kupat e Evropës  tanimë ka hyrë  në fazën më të bukur, atë të ndeshjeve me eliminim të drejtpërdrejtë. Pos Tottenhamit  pothuajse një hapë pranë kualifikimit  në mesin e 16 ekipeve më të mira  janë edhe Manchester United apo Shakhtar Donetsk, ndërkohë ekipe si Roma, Villarreal, Rangers, Dinamo Zagreb apo dhe Ajaksi i Amsterdamit janë vërtet shumë pranë fazës tjetër të “knock out”-it, duke patur parasysh që në takimin e kthimit skuadrave kundërshtare që qëndrojnë përballë do t’iu nevojiten të gjithave fitore minimalisht me dy gola diferencë, për më tepër jashtë fushës së tyre.

Një ndër sfidat me më shumë interes është natyrisht ndeshja Milan – Crvena Zvezda  pasi ndeshja e pare në Beograd  ka përfunduar me barazim 2:2

 

Në ndeshjet e sotme  takohen:
Në orën 18:55 . takohen:  Ajax  – Lille, Arsena-Benfica, Hoffenheim – Molde, Napoli – Granada, Rangers – Antwerp, Shakhtar – Macabi Tel Aviv  dhe  Villarreal – Salzburg

Në orën 21:00, takohen:  AC Milan – Crvena zvezda,  AS Roma – Braga, B. Leverkusen – Young Boys,  Club Brugge – Dinamo Kiev,  Dinamo (Zagreb) –Krasnodar,  Leicester – Slavia Prag,  Mançester Utd – Real Sociedad dhe PSV – Olympiakos

/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia