close
Sport

Lebron James merr vendimin për të ardhmen e tij me Lakers

Lebron

LeBron James ka ende edhe një vit kontratë me skuadrën e Lakers dhe, sipas mediave amerikane, ai do ta respektojë atë. Madje “king James” është i lumtur në Los Anxhelos, ku do të vijojë të qëndrojë e të jetojë edhe më pas.

Sipas mediave, ai mund të largohet nga Lakers vetëm në vitin 2024, kur djali i tij i madh Broony do të mund të zgjidhet në “draft” dhe të ketë mundësi të luajë në NBA.

Në rast se ndodh kjo, pas një viti, ai do të arkëtojë 46.7 milionë dollarë nga kontrata e re. Rregullat e reja të NBA-së nuk lejojnë lojtarët mbi 38 vjeç, moshë që mbush James në dhjetor, të firmosin kontrata më shumë se 2-vjeçare.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia