close
Sport

Leclerc: Në Majemi për fitore, e kemi situatën nën kontroll

Formula1

Në prag të garës së Majemi që zhvillohet këtë fundjavë në Amerikë, piloti moniogask i Ferrarit, Charles Leclerc, ka folur për pritshmëritë e tij. Ai mendon se kjo garë nuk ka për të qenë vetëm një duel mes tij e Max Verstapppen, mes Ferrari e Red Bull. Kryesuesi i botërorit mendon se edhe Mercedes do të hyjë shumë shpejt në garë për fitore.

Nuk është një duel mes dy pilotësh për titullin kampion, pasi edhe Sainz e Perez janë pranë nesh në renditje. Gjithashtu, edhe Mercedes do të jetë aty për të dueluar. Ky është një sezon i gjatë dhe pista e Majemi do të jetë plot surpriza për të gjithë ne, ku mjaft skuadra do të përpiqen të përfitojnë nga fakti se garojmë për herë të parë”, tha Leclerc.

Do të garojmë në Majemi për të fituar sërish, ndërkohë që jemi shumë më të qeshur e të lumtur krahasuar me vitin e kaluar. Sot kam situatën nën kontroll, ndryshe nga e shkuara, kur nuk ishim në gjendje të duelonim për fitore”, tha Lecerc.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia