close
Top LajmeVendi

LEHONA NGA TETOVA – RASTI DO TË HULUMTOHET NGA KOMISIONI I VEÇANTË

Screenshot_8

FILIPÇE: DO TË KETË PËRGJËGJËSI, U BESOJ MJEKËVE EKSPERTË


Inspektorati sanitar do hulumtojë rastin e lehonës Dona Nedellkovska, ku në Gjinekologjinë në Tetovë pas komplikimeve dhe neglizhencës së mjekëve ka mbetur pa mitër. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe thotë se përgjegjësi do të ketë në qoftë se vërtetohet se janë bërë lëshime gjatë mjekimit të lehonës.

VENKO FILIPÇE MINISTEËR I SHËNDETËSISË

“Fillimisht duhet të bëhet mbikëqyrrje nga ana e Inspektoratit Sanitar. Duhet të analizohen dokumentat pastaj në bazë të kësaj përcaktohet komision i veçantë të cilin e formon Oda e mjekëve apo Ministria e Shëndetësisë. Çdo gjë që do të arrinë si dokument do ta publikojmë. Ekspertët janë të pavarur dhe vinë nga institucione tjera dhe unë u besoj atyre”.

Ndryshe lehona për Klan Maqedoni ka rrëfyer për golgotën e tmerrshme që ka përjetuar pas operimit cezarian.  Katër ditë me radhë ka qendruar me ngatërrim të zorrëve ndërsa është mjekuar me çajra bimore. Pas përkeqësimit të gjendjes më 5 korrik në spitalin e Kirurgjisë digjestive në Shkup e operojnë urgjentisht në abdomen dhe ja heqin mitrën përshkak se ka qenë e kalbur.

DONA NEDELKOVSKA

“Gjatë gjithë kohës më thonin se s’kamë asgjë. Dhe se kjo është si pasojë e anestezionit. Më trajtonin me çaja bimore. Doktoresha i tregonte nënës time një recetë për çaj që të fillojnë të më punojnë zorrët. Por unë çdo gjë që fusja në gojë e villesha menjëherë. Në ditën e katër me lutje nga unë dhe nga nëna ime që të më vendosin sondë që të më zbrazet lukthi. Më nxjerrën 5 litra ujë. Pas kësaj gjendja nuk përmirsohej dhe kjo është përshkak se kisha problem tjetër. Dhe pastaj më 5 korrik me lutje të njëpasnjëshme arrita t’i bind që të më incizojnë dhe të më dërgojnë diku. Dhë më 5 korrik vendosën të më dërogjnë në Shkup. 

Klan Maqedoni kontaktoi mjekën e cila ka kryer operacionin cezarian Olgica Sotirovska por ajo nuk iu përgjigj thirrjeve tona. Ndërsa për rastin e Donës kërkuam qëndrim zyrtar edhe nga Klinika e gjinekologjisë në Tetovë po prej aty na thanë se nuk kanë koment./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia