close
Vendi

MSH: ZBUTJA E MASAVE, KONFORM NUMRIT TË INFEKTUARËVE

venko-filipce
Ende nuk dihet nëse mund të pritet heqje e plotë e orës policore. Ministri i shëndetësisë thekson se për këtë vendim duhet të merren parasysh njohuritë për lëvizjen e pacientëve të rinj të diagnostifikuar. Nga java e ardhshme do të fillojë skriningu i popullatës.
Në takimin e nesërm të Shtabit në Qeveri, në të cilin do të marrë pjesë edhe Komisioni për sëmundje ngjitëse do të diskutohet rreth asaj si do të rregullohet ndalesa për lëvizje gjatë fundjavës, ndërsa në takimin gjatë ditës së shtunë do të dihet nëse do të ketë lehtësim të masave nga java e ardhshme, deklaroi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
“Gjatë ditës së nesërme do t’i analizojmë rastet e reja të diagnostifikuara dhe do të marrim vendime, për momentin mbeten në fuqi të gjitha masat dhe u bëj thirrje qytetarëve që t’i respektojnë të gjitha masat”,tha Filipçe.
Është përpunuar plani për skrining që do t’i përfshijë edhe të punësuarit në çerdhe, me qëllim që autoritetet shëndetësore të jenë të sigurta se nuk ka bartës asimptomatikë të virusit.
“Qendra për shëndet publik dhe Instituti e kanë përfunduar planin për skrining, do të bëhen 400-500 teste për kategoritë e rrezikuara. Do të përfshihen punëtorët shëndetësorë, të punësuarit në çerdhe, taksistët, pacientët para hospitalizimit”,tha Filipçe.
Filipçe informoi se në vend kanë arritur 20 monitorë, ndihmë nga BE-ja, dhe ndihmë shtesë prej 25 mijë maskave, ndërsa janë në pritje edhe maska kirurgjike shtesë në vlerë totale 3,2 milion euro. Siç paralajmëroi edhe zv/kryeministri Osmani më 15 maj duhet të arrijnë edhe 20 respiratorë nga Norvegjia./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia