Lëndohen pesë zyrtarë policorë gjatë një aksioni kundër kontrabandës me mallra në veri

Policia e Kosovës thotë se pesë zyrtarë të saj janë lënduar gjatë një aksioni për të ndaluar një kamion në veri të Kosovës, që dyshohej se po kontrabandonte mallra. Policët kanë marrë trajtim mjekësor, ndërkaq po ashtu është dëmtuar një veturë policore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sipas njoftimit, në orët e mbrëmjes së 16 korrikut, në fshatin Jashnicë të Leposaviqit, zyrtarët policorë kanë vërejtur kamionin që dyshohej se po kontrabandonte mallra, por në tentim për ta ndaluar kamionin, policia është penguar nga dy automjete civile.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Policia thotë se më pas ka bërë bllokimin e pjesshëm të magjistrales Mitrovicë-Jarinjë me dy automjete policore.

“Policia e Kosovës në fillim ka ndaluar një veturë me ngjyre të zezë, targa të panjohura dhe shoferi i saj dyshohet që ishte duke komunikuar në telefon me vozitësin e kamionit. Kamioni i dyshuar me një shpejtësi të madhe ka ardhur në drejtim të veturave dhe zyrtarëve policorë, me qëllim goditjen e tyre dhe me këtë rast, kamioni ka goditur një veturë zyrtare policore. Përkundër të gjitha sinjalizimeve për t’u ndalur duke përfshirë edhe bateritë ndriçuese, i njëjti nuk ka zbatuar urdhrin ligjor të zyrtarëve policorë dhe ka vazhduar me vozitjen”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Zyrtarët policorë më pas kanë vazhduar që ta përcjellin kamionin, i cili vazhdoi të udhëtonte me shpejtësi të lartë në magjistralen Mitrovicë-Jarinjë.

“Në përpjekje e sipër për ta ndaluar, vozitësi i kamionit e ka goditur veturën policore për herë të dytë, duke u shkaktuar lëndime zyrtarëve policorë si dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se arriti që ta ndalë kamionin në fshatin Llazhinë dhe ka arrestuar vozitësin A.D (1990). Shoferi është dërguar në mbajtje dhe dyshohet për veprat “kalim i kufirit ilegal”, “kontrabandim me mallra” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Ndërkaq, U.R, që ngiste veturën që ndihmoi shoferin e kamionit, , është liruar në procedurë të rregullt./REL

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share