close
Vendi

LETRA E BOKI-13 PËRPLAS OPOZITËN DHE POZITËN

Stoilkovski 25.12.2021

STOILKOVSKI DHE ZABËRÇANEC ME PËRPLASJE TË NDËRSJELLA

Cili bllok politik sa ka ndikuar në punën e mediave, sot u bë temë e përplasjeve në mes opozitës dhe qeverisë. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, duke shfrytëzuar deklaratën e të dënuarit Bojan Jovanovski, ishpronar i kanalit televiziv, e akuzoi shefin e komunikimeve të Qeverisë , Marjan Zabërçanec, për ndikim dhe kontroll të mediave. Zabërçanec u përgjigj – ndikimi te gazetarët ka përfunduar në vitin 2017.

Dëshmia para gjykatës gjatë ditës së djeshme, e të dënuarit Bojan Jovanovski, se “Zabërçanec 100 herë i ka dërguar tekste të cilat duhet të publikohen”, në televizionin tani të mbyllur 1TV, për zëdhënësin e VMRO-DPMNE-së është  fakt se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja për pesë vite ka bërë presion në media.

NAUM STOILKOVSKI, VMRO-DPMNE

“Jovanovski dje theksoi se në fakt përmbajtjet e lajmeve në atë television kanë qenë të shkruara dhe të redaktuara nga Qeveria. Për më tepër, Jovanovski, në letrën e hapur për Zoran Zaevin, dëshmon për citoj “ata që i paguani t’ju besojnë dhe t’ju mbrojnë”, si dhe për “propagandë të paguar nga gazetarët e tu që i udhëheq  Marjan Zabërçanec.”

Në përgjigjen e tij, Marjan Zabërçanec i hedh poshtë pretendimet për kontroll të mediave.

 MARJAN ZABËRÇANEC

“Politika e shtypjes së regjimit ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave ka përfunduar më 1 qershor të vitit 2017, me zgjedhjen e qeverisë së re të atëhershme. Punonjësit në media gjithmonë do ta kenë mbështetjen time dhe të kësaj Qeverie të mos lejojnë më shumë manipulime dhe shkelje të të drejtave të tyre. Vendi gjatë katër viteve të kaluara ka pasur përparim serioz në liritë e mediave.”

Opozitarja VMRO-DPMNE, në shumë raporte ndërkombëtare është vënë në dukje si parti që zbaton mënyra të ndryshme për kontroll të mediave gjatë kohës së ishkryeministrit Nikola Gruevski, i cili është në arrati në Hungari./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia