close
Top LajmeVendi

“LEVICA”: PËRPJEKJE TRAFIKUESE PËR PRIVATIZIMIN E NDIHMËS SË SHPEJTË

levica llogo

Partia “E Majta” përmes një komunikate njofton se Ministri për Shëndetësi Venko Filipçe, siç thonë, përmes gjoja ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore, të propozuar me procedurë të shkurtuar, në Kuvend, do të përpiqet ta fus planin e dëmshëm për hapjen e mundësisë për privatizimin e ndihmës së shpejtë dhe transplantimit të organeve.

“Njoftojmë opinionin se “Levica” si parti e profiluar ideologjikisht, me vendosmëri do ta kundërshtojë vënien e logjikës profitabile në shëndetin publik. Për ne shëndeti është çështje politike e prioritetit më të lartë dhe nuk guxon të trajtohet si shtesë e luksit, që do të jetë I kapshëm vetëm për të pasurit” – thonë nga “E Majta”.

Për këtë qëllim, siç thuhet në komunikatë, dy deputetët e “Levicës” në Kuvend, në Komisionin për Shëndetësi kanë dorëzuar mbi 1.200 amendamente me qëllim që ta parandalojnë këtë ligj të dëmshëm.

“Kërkojmë hapjen e debatit publik për këtë çështje kruciale që është në interesin e të gjithë qytetarëve dhe tërheqjen urgjente të këtij ligji të dëmshëm nga procedura parlamentare” – thonë nga “Levica”./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia