close
Vendi

“LEVICA”: TË VOTOHET SIPAS BINDJEVE, POR MIRË ËSHTË TË NDIQET DISPONIMI ANTI-QEVERITAR

LEVICA

Udhëheqësia partiake e së “Majtës”, duke vlerësuar, sic thonë, disponimin anti-qeveritar të anëtarësisë, mbështetësit dhe simpatizuesit dhe duke marrë parasysh faktin se “E Majta” nuk është ndërtuar si parti për një përdorim dhe konstelacionet dhe pasqyrën e ndërlikuar që është krijuar pas Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe duke parandaluar, sic potencohet në komunikatë, nënçmimin e ardhshëm kombëtar dhe tradhëtinë që përgatitet nga Zaevi, lidhur me BE-në dhe me Bullgarinë, nëse eventualisht mbetet në pushtet, ka miratuar disa konkluzione.

Ndryshe, “E Majta” për rrethin e dytë të zgjedhjeve, u bën thirrje anëtarëve të votojnë sipas bindjes së tyre, duke potencuar se është e dobishme të ndiqet disponimi anti-qeveritar

“Lidhur me votimin për Kryetarët e Komunave në rrethin e dytë zgjedhor, anëtarët dhe simpatizuesit tonë të votojnë sipas bindjes personale. Në këtë moment është në dobi të përgjithshme të ndiqet vala e disponimit anti-qeveritar, kundër politikave humbëse të Zaevit dhe strukturave të korruptuara të BDI-së, që kanë okupuar çso pore të shoqërisë, për detronizimin përfundimtar në klikave të tyre mafiozo-kriminale në largim” – thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Presidiumi I partisë “E Majta”.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia