close
Top LajmeVendi

LËVIZJA BESA MBËSHTETJE PËR KOALICIONIN ASH-AAA

ah

HOXHA: NË PARIM MBËSHTESIM KANDIDATËT QË I KA OPOZITA SHQIPTARE

 

Lëvizja BESA në rrethin e dytë të zgjedhjeve mbështet kandidatët e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa kërkon mbështetje për kandidatët në komunën e Tetovës dhe atë të Zhelinës. Arianit Hoxha nga kjo parti thekson se pozicionimi I tillë duhej të bëhej I qartë pas koalicionimit të fundit, siç e quajti ai, të turpshëm mes BDI-së dhe PDSH-së.

ARIANIT HOXHA, LËVIZJA BESA
“Bëjmë apel që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të gjithë votuesit e Lëvizjes Besa të mbështësin kandidatët e Aleancës për Shqiptarët duke ndihmuar kështu në mposhtjen politike të BDI-së dhe PDSH-së. Poashtu kërkojmë nga Aleanca për Shqiptarët që në formë reciproke, të bëjë thirrje votuesve të vetë, që të mbështesin kandidatët e Lëvizjes Besa në komunën e Tetovës dhe Zhelinës.”

I pyetur nëse do të mbështeten kandidatët e Alternativës, Hoxha tha se bisedimet po zhvillohen në nivel të koalicionit dhe nuk bënë ndarje mes tyre, theksoi se komunikimi me Aleancën për Shqiptarët është I vazhdueshëm duke nënvizuar se po bëhen përpjekje t’u jepet fund politikave të vjetra, që të vijë një gjeneratë e re e politikanëve.

ARIANIT HOXHA, LËVIZJA BESA
“ Në parim kandidatët që I ka opozita shqiptare… Domethënë ne tash nuk e ndajmë koalicionin si koalicion, komunikimi jonë me Aleancën për Shqiptarët është I vazhdueshëm dhe pas takimit që kam patur, kemi patur komunikime të vazhdueshme dhe unë besoj se ata I kanë të qartësuara dilema Brenda koalicionit se kjo ka qenë edhe një nga hapat që është biseduar. Ne flasim për parime politike, kjo është korrniza në të cilën duhet të zhvillohen punët, të gjithë qytetarët qartazi kanë thënë, votuesit shqiptarë kërkojnë ndryshimin e skenës politike”

Duke komentuar deklaratën e Thaçit se Alternativa do të jetë pjesë e shumicës parlamentare, Hoxha theksoi se gjithmonë ka rezultuar e kundërta e asaj që ThaçI e ka deklaruar në këto 20 vite./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia