close
Top LajmeVendi

LËVIZJA BESA: S`KA DATË – DUHEN ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE

4ca7fb58-1646-46c1-a2cd-ac31f41d6d68

Lëvizja BESA, përmes, zëdhënësit Faruk Avdiu, në një konferencë për shtyp, kërkon shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, ngase ditën e martë, për shkak vetos bullgare, vendi nuk e mori dritën jeshile për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Europian.

“Qeveria po mundohet te mbahet në këmbë prej qelqi, çdo korrupsion po mundohet ta mbulojë me datën në BE. Kemi qenë të bindur që datë nuk do të ketë. Mosmarrja e datës dëshmon se kjo qeveri është delegjitimuar. Eurointegrimet i kanë për tendencë të kapjes. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, dhe legjitimiteti t’i kthehet popullit”, shprehet Avdiu.

Ai, si shkak për mosmarrjen e datës e sheh arsye edhe presionin e qeverisë ndaj deputetëve opozitarë

“Përveç vetos, edhe presioni ndaj deputetëve, dhe atyre që nuk mendojnë sikur qeveria, janë arsye shtesë që BE, të mos e shoh partnere të denjë këtë qeveri.  Sikur në kohën e regjimit Gruevski-BDI, qyteraët ndaheshin patriot dhe tradhëtarë, ashtu edhe kjo qeveri ndan pro dhe kontra BE. Duhet urgjentisht në qeveri të vijnë forca politike, që do luftojnë krimin dhe korrupsionin, do rimëkëmbin ekonominë, ndalimin e largimit të investitorëve të huaj” – përfundon, zëdhënësi i BESËS./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia