close
BotaRajoni

LEYEN: 15 MILIONË PËR SHQIPËRINË DHE KONFERENCË DONATORËSH

Ursula-Von-der-Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka deklaruar se Bashkimi Europian  solidarizohet me situatën e vêshtirê në Shqipëri me aksione konkrete.

Në një konferencê për shtyp në Bruksel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen aka bërë publike se Bashkimi Europian ve në dispozicion menjëherë një fond prej 15 milion eurosh për dëmet e têrmetit në Shqipëri në mbështetje të qytetarëve shqiptarë, si dhe  ka njoftuar vendimin e kolegjit të Komisionit Europian për të  organizuar një konferencê donatorësh për Shqipërinë

“Pata një telefonatê me kryeministrin Rama tê djelën.. Bashkimi Europian qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë. me akte dhe jo vetëm me fjalë. Ne jemi tashmë ofrojmë mbêshtetjen tonë në terren dhe jemi të gatshëm që të ofrojmê më shumë ndihmë. Komisioni Europian ka ndihmuar për mobilizimin e 3 ekipeve të shpëtimit me më shumë se 200 punonjës nga Italia, Greqia dhe Rumania. Ne kemi shpërndarê tenda, gjeneratorë; krevatë, çanta fjetjeje dhe ndihma të tjera emergjente nga Belgjika, Rumania, Austria, Sllovakia.  Komisioneri Lenacic do tê udhëtojë sot në Shqipëri. Qêllimi i vizitês është një vlerësim i godinave që janë dëmtuar, si dhe një vlerêsim i parê i llojit të ndihmës që nevojitet për rindërtimin e banesave. Si hap tê parë, ne do tê ofrojmë 15 milionë euro nga fondi i politikës së fqinjêsisë menjëherë në mbështetje tê qytetarëve shqiptarë; Ne kemi vendosur gjithashtu me kolegjin e Komisionit Europian, që tê organizojmë një konferencê donatorêsh. Do tê marr sërish Edi Ramë që ta informoj për këto hapa.”- deklaroi Ursula Von der Leyen, Presidente e KE-së.

Presidentja Von der Leyen pritet tê komunikojë në vijim lidhur me organizimin e një konference donatorêsh për Shqipërinë. /Erisa Zykaj, Bruksel/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia