Presidenti I SHBA-ve Donald Tramp është I fundit në vazhdën e liderëve të botës që janë prekur me COVID-19.
Testi pozitiv I koronavirusit e rendit së bashku me Kryeministrin britanik Boris Xhonson, Presidentin e Brazilit Jairo Bolsonaro dhe Kryeministrin rus Mihail Mishutin.
Kryeministri britanik Boris Xhonson ishte I pari që në muajin Mars u infektua me COVID-19. Ai kishte patur simptoma të rënda dhe përfundoi në kujdesin intensive, ku kishte pranuar oksigjen, por nuk ishte kycur në respirator.
Presidenti I Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko në Korrik njoftoi se ka koronavirus, por pa simptome.
COVID-19 e kanë kaluar edhe Presidenti I Guatemalës Alehandro Giammattei dhe ai i Hondurasit Juan Orlando Hernandez.
Presidentja e përkohshme e Bolivisë Zhanin Agnes gjithashtu ishte prekur nga koronavirusi, kurse Presideti I ri I Republikës Dominikane Luis Abinader kaloi virusin gjatë fushatës.
Pozitiv kanë rezultuar edhe ish- Presidentët e Ukrainës, Kolumbisë dhe Kazakistanit, Petro Poroshenko, Alvaro Uribe dhe Nursultan Nazarbajev./KlanMacedonia