close
Vendi

LIDERI I OPOZITËS HUNGAREZE: NËSE FITOJ – GRUEVSKI EKSTRADOHET NË RMV

marki zay

Lideri I Lëvizjes qytetare “Hungaria e të gjithëve” dhe kandidati për Kryeministar i opozitës së bashkuar në Hungari, Peter Marki – Zaj, ka deklaruar se nëse fiton në Zgjedhjet Parlamentare pranverën e ardhshme, planifikon t`i ekstradojë në shtetet e tyre amë ish-Kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski dhe biznesmenin jordanez Zai Nafa, që kanë statusin e azilit në Hungari.

“Do t`i përzëmë migrantët kriminale që kanë ardhë nga FIDES-i. Do t`i ekstradojmë Nikola Gruevskin nga Maqedonia, Zaid Nafa nga Jordani dhe migrantët tjerë që kanë ardhë nga FIDES-I” – ka thënë Marki – Zaj në Tuitter, duke drejtuar akuza në adresë të Kryeministrit Viktor Orban.

Ish-Kryeministri, Nikola Gruevski, fitoi azilin në Hungari në vitin 2019, prej se para tre viteve u arratis nga Maqedonia pas shqiptimit të aktvendimit të shkallës së parë për të vuajtur dënimin me burg.

Opozita e bashkuar hungareze në votimin preliminar që u organizua muajin e kaluar, ka zgjedhur 49-vjeçarin Marki-Zaj, Kryebashkiakun e Vasharhelit, për kandidat të përbashkët për Kryeministër të Hungarisë, I cili në zgjedhjet parlamentare në Prill të vitit të ardhshëm do të jetë përballë Kryeministrit aktual Viktor Orban dhe partisë së tij konzervatore populiste FIDES.

Sipas anketave, në zgjedhjet e Prillit pritet një betejë mes FIDES-it dhe koalicionit që përbëhet nga gjashtë parti opozitare dhe politikanë të pavarur që udhëhiqen nga Marki-Zaj./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia