close
Top LajmeVendi

SHKUP: ZORAN ZAEV MORI MANDATIN PËR TË FORMUAR QEVERINË E RE

1C466631-E198-4523-BEE1-944C23AFEBDD_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s

Ivanov: Janë mënjanuar pengesat për dhënien e mandatit


Më në fund, Gjorge Ivanov u dorëzua përpara presioneve të brendshme e atyre ndërkombëtare dhe ia dorëzoi udhëheqësit të opozitës, Zoran Zaev, mandatin e formimit të qeverisë.

Ivanov theksoi se janë mënjanuar pengesat për ndarjen e mandatit. Lideri socialdemokrat Zaev potencoi se presidentit i ka dorëzuar deklaratë në formë të garancive ku shkruan se obligohet të mbrojë karakterin unitar, sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë. Në deklaratë shkruan se asnjë dokument, akt apo veprim që është në kundërshtim me angazhimet e mësipërme nuk mund të jetë kusht apo bazë për formimin dhe veprimin e Qeverisë së Maqedonisë.

“Pengesat për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së RM-së janë mënjanuar. Sot i qasemi plotësimit të nenit 84 paragrafi 1 të Kushtetutës së RM-së, për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së RM-së. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja që ka shumicë në Kuvendin e Maqedonisë ka propozuar z. Zaev të jetë kandidat që do t’i besohet mandati për të formuar qeverinë e re të RM-së.” – ka theksuar Presidenti Gjorge Ivanov.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev theksoi se Dy pengesat që ishin shkas për dhënien e mandatit janë mënjanuar, ku siç tha, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi ka dërguar letrën, kurse siç ka premtuar para qytetarëve dhe para presidentit Gjorge Ivanov dërgoi një deklaratë në formën e garancive që sot e publikoi para qytetarëve të Maqedonisë

“E para, garantojmë mbrojtjen e karakterin unitar, sovranitetin dhe integritetin territorial, pavarësinë dhe karakterin multietnik të RM-së. Garantojmë mbrojtjen e rendit kushtetues dhe tërësinë territoriale të RM-së. Garantojmë mbrojtjen e interesave shtetërore dhe përparimin e jetës së të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare e gjuhësore. Garantojmë që procesi i sjelljes së vendimeve për qytetarët e RM-së do të jetë konform parimeve themelore demokratike dhe sundimit të së drejtës, duke mos e sjellë Maqedoninë në pozitë të nënshtrimit apo varshmëri nga ndonjë shtet i huaj. Asnjë dokument, platform, deklaratë, akt apo veprim që do të jetë në kundërshtim me qëndrimet e mësipërme, nuk mund të jenë kushte as edhe bazë për formimin dhe veprimin e Qeverisë së RM-së”.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, e mori mandatin në dyvjetorin  e protestës së 17 majit të vitit 2015, ku një ditë pas publikimit të “bombës 33”, qytetarët nga të gjithë qytetet e Maqedonisë, maqedonas, shqiptarë, turq, etj., të bashkuar i vërshuan rrugët e Shkupit për largimin e Qeverisë së Nikolla Gruevskit. Në përkujtim të përvjetorit të dytë, Zaev në “Facebook” ka shkruar se “në këtë ditë përpara 2 viteve, qytetarët treguan se Maqedonia mundet dhe patjetër duhet të jetë më ndryshe. Maqedonia është një shoqëri për të gjithë!”. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia