Lidhja e Sindikatave edhe sot para Qeverisë në grevë, 21 karrige për 21 anëtarë të Qeverisë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë  do të vazhdojë me grevën e paralajmëruar e cila do të vazhdoj edhe sot para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Para objektit sindikata ka vendosur 21 karrige për 21 anëtarët e Qeverisë.

Greva në sektorin publik pasoi pasi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë pa se në ribalancin e buxhetit nuk janë parashikuar mjete për kërkesën e tyre, ndonëse, siç thonë ata, ishte premtuar gjatë negociatave me zyrtarë të qeverisë. Dje në objektin e LSM-së është mbajtur një takim me ekipin ekonomik të Qeverisë, por nuk ka dhënë shenja pozitive.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dje Sindikata vendosi 120 vende bosh para Kuvendit, duke dashur t’u kujtojë deputetëve që të pranojnë amendamentin me të cilin kërkohet në ribalancin e Buxhetit të ndahen mjete për rritjen lineare të pagave /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share