close
Sport

Liga e Dytë: Sileksi dhe Pobeda kthehen në elitën e futbollit vendor

voska

Voska Sport dhe Bellasica në balotazh, Vardari edhe një sezon në ligë të dytë

Me ndeshjet e javës së 27-të përfundoi kampionati 2021/2022 në Ligën e Dytë në të dyja  grupet Lindje dhe Perëndim. Sileksi dhe Pobeda  sërish i kthehen elitës së futbollit vendor,  ndërsa me an të ndeshjeve të balotazhit këtë do të mundohen të arrinë edhe Voska Sport dhe Bellasica.  Dhjetherë kampioni I Maqedonisë së Veriut ekipi i Vardarit  edhe në kampionatin 2022/2023  do të jetë pjesë e ligës së Dytë unike.

Në  grupin Perëndim, në javën  e fundit  u shënuan këto rezultate: Besa – Kadino 7-2, Veleshta – Gostivari 1-2, Ohri – Teteksi 2-0, Korabi – Vardari  1-1 dhe Sileksi – Voska Sport 1-1

Tabela përfundimtare: 1. Sileksi 65 pikë (liga e pare), 2.Voska Sport 58 (balotazh), 3.Vardari 55, 4.Teteksi 36, 5, Gostivari 34, 6.Ohri 32, 7.Besa 32,  8.Korabi 32, 9.Veleshta 16  dhe 10 Kadini 7 pikë (liga e tretë)

Grupi Lindje: Pehçeva – Lokomotiva 3-0, Bratstvo – Osogova 1-3, Detonit Junior – Kamenica Sasa 2-2,  Kozhufi – Bellasica  1-3 dhe  Slloga – Pobeda  1–2.

Tabela përfundimtare: 1. Pobeda 62 pikë (liga e pare), 2.Bellasiva  59 (balotazh), 3.Slloga Vinicë 55, 4.Sasa 46,  5.Kozhufi 37, 6.Osogova 31, 7. Detonit Junior 32, 8. Pehçeva 30,  9. Bratstvo me 15 dhe Lokomotiva me 7 (kthehen në Ligën e tretë).

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia