close
SportVendi

LIGA E DYTË: ZHVILLOHET JAVA E FUNDIT E SEZONIT VJESHTOR

LIga 2

TË GJITHA NDESHJET ZHVILLOHEN SOT NË ORA 13:00

 

 Sot me fillim në ora 13:00  në të gjitha terenet e  Ligës së Dytë në grupin Lindje dhe Perëndim zhvillohet   java e  fundit e  sezonit vjeshtor.  Derbi  në grupin Perëndim është ndeshja  mes Veleshtës dhe kampionit vjeshttor Sileksit, ndërsa  ndeshje  tërheqëse janë edhe Gostivari – Teteksi  dhe  Voska Sport – Besa.  Pa marr parasysh epilogun e ndeshjeve të sotme  kampion vjeshte është Sileksi që ka 38 pikë para Voska Sport me 29  dhe Vardarit me 26 pikë.

Në javën e  15-të në Grupin PERËNDIM, takohen: Veleshta – Sileksi, Voska Sport – Besa, Vardari – Kadino, Korabi – Ohri dhe Gostivari – Teteksi.

Në Grupin e Lindjes  derbi I kësaj jave është ndeshja Bellasica – Slloga  dhe Kit Go – Sasa Kamenica  ekipe të cilat janë pretendente pë kreun e tabelës dhe kualifikim në elitën e futbollit. Nga epilogu i ndeshjeve të sotme do të mësohet  kampioni vjeshtor në Grupin Lindje.

Në javën e 15-të  në Grupin LINDJE, takohen: Kozhufi – Bratstvo, Kit Go – Sasa Kamenica,  Bellasica – Slloga, Detonit – Osogova dhe Pobeda – Llokomotiva

/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia