close
Sport

LIGA E EVROPA: SOT LUHET NDESHJA SPARTAK M – LEGIA

65320103-4097-4603-AE4D-29E453445916

15 SFIDAT TJERA ZHVILLOHEN TË ENJTEN


Krahas  ndeshjeve  të raundit të pare në të gjitha  grupet e Ligës së Kampionëve, sot do të fillojë edhe edicioni i ri 2021/22  edhe në Ligën e Evropës.

Në kuadër të programit të sotëm të ndeshjeve në fazën e grupeve do të zhvillohet vetëm një përballje, ajo mes Spartak të Moskës dhe Legia e Varshavës.

Kjo ndeshje  zhvillohet në kuadër të GRupit C, të Evropa Ligës, ku në të njëjtin grup gjenden Leicester City dhe skuadra italiane Napoli.

Të dyja këto skuadra janë përballur katër herë mes vete, ku Spartak Moscow ka regjistruar dy fitore, krahas një të Legia Warszawas, kurse një herë janë ndarë me barazim.

Ndeshja Spartak Moskë –  Legia Varshavë,  luhet sot me fillim në orën 16:30

Të enjten zhvillohen  15 ndeshjet tjera ,takohen:

Bayern Leverkusen – Ferencvarosh, Betis – Seltik, Crvena Zvezda – Braga, Dinamo – West Ham, Galatasaray – Lazio, Lokomotiv Moskë – Marsielle, Midtjylland – Ludogorets, Brondby – Sparta Prag, Eintracht Frankfurt – Fenerbahçe, Rapid Viena – Genk, Leiçester – Napoli, Monaco – Sturm Graz, Olympiakos –Antwerp, PSV -Real Sociedad dhe Rangers – Lyon. / KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia