close
Sport

LIGA E KAMPIONËVE: 7 GOLA NË PËRBALLJEN NË “ENFILLD ROUD”

Championsiiiiii

Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet e raundit të dytë në Grupin E, F, G dhe H të vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Liverpulli dhe Red Bull Salzburgu kanë zhvilluar një super ndeshje në “Enfilld Roud”, në të cilën skuadra kampione e Evropës në fuqi regjistroi fitoren e parë në kuadër të grupit “E” të Ligës së Kampionëve. Ishte kjo një super ndeshje, në të cilën Liverpulli avancoi me 3:0 pas golave të shënuar nga Sadio Mane, Endrju Robertson dhe Mohamed Sallah, ndërsa rikthimin e Salzburgut e paralajmëroi Hij Çan Huan, ndërsa dy golat tjerë i shënuna Minamino dhe Haland. Liverulli  fitoi me  golin e dytë  që e shënoi Mohamed Sallah në minutën e 69-të.

Një ndeshje shumë interesante zhvilluan Barcelona dhe Interi në “Kamp Nou”, ku vendasit shënuan fitore me përmbysje. Skuadra e Kontes pjesën e parë e mbylli me avantazhin e një goli të realizuar nga Lautaro Martinez vetëm pas 3 minutave lojë. Megjithatë Barcelona shkëlqeu gjatë 45 minutëshit të dytë, ku falë “dopietës” së Luis Suarez (58’, 84’). Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Borusia e Dortmundit si mysafir mundën Slavia Pragën dhe kanë marrë kryesimin në renditje me 4 pikë, po aq sa ka edhe Barcelona e vendit të dytë, teksa Interi dhe Slavia Paraga me nga 1 pikë mbajnë pozitat 3 dhe 4.

Në ndeshjet e Grupit  H, skuadra gjysmëfinaliste e edicionit të kaluar, Ajaksi ka konfirmuar se edhe këtë edicion do të jetë një faktor i turneut. Skuadra holandeze nokautoi Valencian midis “Mestaljas” me rezultatin 3:0, duke kryesuar grupin “H” me 6 pikë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Çelzi me rezultatin 2:1 si mysafir mundi skuadrën franceze të Lil.

Në dy ndeshjete e Grupi G, Zenit para tifozëve të vetë mundi Behfikën  e Portigalisë 3-1, ndërsa ndeshja Genk – Napoli përfundoi pa gola 0-0. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia