close
Sport

LIGA E KAMPIONËVE: AGIM IBRAIMI SHËNON SUPER GOL

agimi

Agim Ibraimi ka shënuar një gol të shkëlqyeshëm për Astanën si mysafir kundër Seltikut, në ndeshjen e kthimit eliminatore të Ligës së kampionëve. Ai ka hyrë në lojë në minutën e 57-të dhe pas pesë minutash arriti të shënoj gol duke barazuar rezultatin në 1-1, njëjtë sikur në Kazakistan. Ibraimi shënoi gol nga 40 metra. Në fund Seltik ka fituar ndeshjen me rezultat 2-1

Partizani humbi edhe ndeshjen e kthimit të turit të tretë eliminator të Ligës së Kampionëve ndaj kampionëve të Austrisë, Red Bull Salzburg me rezultatin  2-0 duke humbur përfundimisht mundësinë të luajë në grupet e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, aventura europiane e “demave” nuk ka përfunduar ende, pasi do të luajnë edhe ndeshjen e “play-off” të Ligës së Europës dhe në rast se fitojnë, kualifikohen në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Për ndeshjet e radhës u kualifikuan edhe Monako dhe Ajaks, ndërsa janë  skualifikuar Shahtjori, Andrelehti dhe Olimpijakosi.

Shorti për ndeshjet e balotazhit do të tërhiqet të  premten në Nion. Ekipet që kanë pësuar disfatë në këtë xhiro do të luajnë  në barazh  në Ligën Europa. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia