close
Sport

LIGA E KAMPIONËVE: BAJERNI SHKËLQEN NDAJ TOTENHAMIT

bAJERNI

Mbrëm u zhvilluan ndeshjet e raundit të dytë në grupet A,B,C dhe D  të Ligës së Kampionëve. Fitore të thellë në cilësinë e mysafirit ka shënuar Bajerni i Mynihut në përballjen me Totenhamin, duke fituar 7:2, pavarësisht se ndodhej në disavantazh. Për vendasit shënuan Son Heung Min dhe Hari Kejn nga penaltia. Ndërkaq për Bajernin Gnabri, realizoi 4 gola, Levandovski 2 dhe Kimih. Fitore ka shënuar edhe Crvena Zvezda e Beogradit në përballjen me Olimpiakosin.

Fitore regjistruan edhe dy skuadrat gjigande, Paris Sen Zhermeni dhe Mançester Siti. Parisienët në Stamboll falë golit të Mauro Ikardit, mundën minimalisht 1:0 Galatasarajin, teksa Mançester Siti falë golave të shënuar nga Sterling dhe Foden mundi Dinamo Zagrebin e Arijan Ademit 2-0. Juventusi me golat e shënuar nga Higuain, Bernardeski dhe Ronaldo me rezultatin 3:0 mundi Bajer Leverkusenin, teksa Atletiko Madridi në po të njëjtin grup, mundi Lokomotivën e Moskës në Rusi me rezultatin 2:0.

Real Madridi në përballjen me Club Brugge në “Santiago Bernabeu” luajti vetë me barazim 2-2. Skuadra italiane Atalanta pas fijaskos në Zagreb në raundin e parë mbrëmë pësuan disfatë nga Shakhtar 1-2 para tifozëve të vetë. Sonte në program janë ndeshjet e grupit E,F,G dhe H. Takohen: Genk-Napoli, Slavia Prag – Bor. Dortmund, Barcelona-Inter, Lille – Chelsea, Liverpool – Salzburg, RB Leipzig – Lyon, Valencia – Ajax dhe Zenit – Benfica. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia