close
Sport

LIGA E KAMPIONËVE: ELIMINOHET VARDARI, KUALIFIKOHET PARTIZANI

alban hoxha

Kampioni i Maqedonisë në futboll Vardari humbi edhe në ndeshjen e dytë kundër kampionit kroat  Dinamos në Zagreb me rezultatin 3 me 2 dhe u eliminua nga garat e mëtutjeshme kualifikuese për Ligën e  kampionëve. Vardari në dy raste ishte në epërsi  0-1 dhe  1-2 me golat e  Velkovskit dhe autogolit të Shildelfeldit, por kroatët reaguan me golat e Mario Pjacas nga penaltia dhe një të Maçados. Dinamo Zagrebi në raundin e tretë do të përballet me ekipin Dinamo Tbilisi.

Partizani i Tiranës ka kaluar në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi në penallti e eliminoi Ferencvarosin e Hungarisë. Falë mbrojtjes fenomenale të portierit Alban  Hoxha I cili jo vetëm   që mbrojti tre penalt por  pati  guximin që të hapë ruletin e penaltive përmes një goditje alla panenka.

Skuadra e Partizanit do të ketë një detyrë shumë të vështirë në turin tjetër të Ligës së Kampioneve, pasi shorti i hedhur nga UEFA e ka vënë përballë ekipit të Red Bull Salzburgut, që ka një buxhet të lartë, ashtu si Ferencvarosi. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia