close
Sport

LIGA E KAMPIONËVE: FITOJNË ATLETIKO DHE BORUSSIA

atletiko Madrid 1-0

Në ndeshjet e para të raundit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të UEFA fituese dolën dy skuadrat vendase Atletiko Madrid dhe Borussia Dortmund ndaj Liverpulli gjegjësisht Paris Saint Germain.

Në Wanda Metropolitano Atletico Madrid mposhti 1-0 Liverpoolin me një gol pas vetëm në minutën 4-të lojës me autor Saul Niguez. Trajneri i skuadrës angleze Jurgen Klop nuk shqetësohet nga kjo humbje.

Nuk jam i zhgënjyer, kam parë shumë ndeshje më të këqia në jetën time. Mendoj se nuk ishim aq mirë sa duhej në 1/3 e fundit. Respektoj mënyrën se si luan Atletiko, por është vetëm 1-0, nuk është 5-2. Për të gjithë tifozët e Atletikos që kanë një biletë, u them mirë se vini në ‘Anfield’’.

Borusia e Dortmundit ka shënuar fitore 2:1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian kundër Paris Sen Zhermenit. Autor i golave për vendasit ishte Haaland, ndërsa Nejmar shënoi pë PSZH-n. Haaland i cili ka një shpejtësi të jashëzakonshme pasi 60 metra i vrapon për 6.64 sekonda, me dy golat e shënuar së bashku me Levandovskin i prijnë listës së golashënuesve të këtij kompeticioni me 10 gola.

Haaland në 28 ndeshje këtë sezon ka shënuar 39 gola, dhe 11 prej tyre i ka shënuar në shtatë paraqitje te Dortmund, ku është transferuar në afatin kalimtar të janarit. Sonte me fillim në orën 21:00, në program janë ndeshjet Atalanta-Valencia dhe Tottenham- RB Leipzig. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia