ATALANTA – REAL MADRID 0:1 DHE BORUSIA M MANÇESTER SITI 0:2
Dy ndeshjet e para të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve kanë përfunduar me fitoret e Mançester Sitit gjegjësisht Real Madridit.
Në ndeshjen e zhvilluara në stadiumin “Ferenc Pushkash” në Budapest, Mançester Siti ka regjistruar fitoren e 19-të me radhë në të gjitha garat, duke bërë një hap të madh drejt ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mundi ekipin gjerman Borusia Monçengladbahun me rezultatin 2:0. Ndeshja rezultoi të jetë e lehtë për “citizens”, të cilët e dominuan ndeshjen gjatë gjithë takimit, edhe pse realisht nuk është se krijuan raste të shumta serioze para portës së skuadrës gjermane. Autor të i dy golave për Mançester Sitin ishte Bernardo Silva në minutën e 29 dhe at të 65-të
Fitore shumë të rëndësishme shënoi edhe Reali i Madritit të cilët në transfertë mundën Atalantën me rezultatin 0-1 me golin që e shënoi futbollisti i mbrojtjes Ferlan Mendi në minutën e 86-të. Kujtojmë skuadra italiane edhe pse nga minuta e 17-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Remo Frojler. Kësisoj “madrilenët” tashmë mund të shohin me më shumë optimizëm ndeshjen e kthimit që do ta zhvillohet në Spanjë. Ndeshjet e kthimit janë caktuar të zhvillohen më 16 mars, me fillim në orën 21:00. /KlanMacedonia