close
Sport

LIGA E KAMPIONËVE: KUALIFIKOHEN LIVERPOLL DHE TOTTENHAM 

Liga e Kampionëve

Reali kthehet duar thatë nga Londra, Tottenham – Real 3-1


 

Mbrëmja e dytë e ndeshjeve të katërta në grupet E, F, G dhe H të Ligës së Kampionëve është shënuar kryesisht nga dy rezultate befasuese. Kampioni i Europës Real Madridi u “gjunjëzuar” në “Wembley” të Londrës nga Tottenham   3-1, ndërsa Napoli i Elseid Hysajt rrezikon të mbetet jashtë turneut prestigjioz, pas humbjes 2-4 nga Manchester City.

Në Grupin E, Liverpooli mundi Mariborin 3-0 dhe është më afër kualifikimit në fazën tjetër, ndërkaq Sevilla mundi Spartakun e Moskvës 2-1 dhe mbetet me shpresa për t’u kualifikuar.

Të mërkurën mbrëma, nga Grupi F është kualifikuar Mançester Sity pas fitores ndaj Napolit. Shakhtar Donetsku i ka gjasat më të madha që t’i bashkohet ekipit anglez nga ky grup.

Në bazë të rezultateve në Grupin G, Beshiktash ka siguruar kualifikim

në fazën tjetër. Rezultatet: Beshiktash – Monako 1-1, Porto – Leipzig 3-1

Los Blancos do ta kërkojnë kualifikimin matematikor në dy xhirot e mbetura të Grupit H, kur edhe do të vendoset se nga cila pozitë do të vazhdojnë tutje. Në  raundin e katërt u shënuan këtë rezultate: Tottenham – Real Madrid 3-1, Borusia Dortmund – Apoel 1-1. /Agjencitë/

 

Grupi E: Livrpool – Maribori 3-0, Sevilla – Spartak Moskva 2-1

 

1. Liverpool 4 2 2 0 13:3 8
2. Sevilla 4 2 1 1 8:8 7
3. Sp. Moscow 4 1 2 1 8:5 5
4. Maribor 4 0 1 3 1:14 1

 

Grupi F: Napoli – Manchester City 2-4, Shakhter – Feynoord 3-1

1. Manchester City  4 4 0 0 12:3 12
2. Shakhtar 4 3 0 1 7:5 9
3. Napoli 4 1 0 3 7:9 3
4. Feyenoord 4 0 0 4 3:12 0

 

Grupi G: Beshiktash – Monako 1-1, Porto – Leipzig 3-1

 

1. Besiktas 4 3 1 0 8:3 10
2. Porto 4 2 0 2 9:7 6
3. RB Leipzig 4 1 1 2 5:8 4
4. Monaco 4 0 2 2 3:7 2

 

Grupi H: Tottenham – Real Madrid 3-1, Borusia Dortmund – Apoel 1-1

1. Tottenham  4 3 1 0 10:3 10
2. Real Madrid 4 2 1 1 8:5 7
3. Bor. Dortmund 4 0 2 2 4:8 2
4. APOEL 4 0 2 2 2:8 2

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia