close
Sport

LIGA E KAMPIONËVE: REAL –LIVERPOOL, DIFERENCA 200 MILIONË EURO

Futbollistet e Lyonit

Finalja luhet nesër në Kiev me fillim në ora 20:45


Ditëve të fundit, janë bërë krahasime të gjera mes dy skuadrave finaliste të Ligës së Kampionëve, Reali dhe Liverpool, që do të përballen nesër në mbrëmje në stadiumin Olipik në Kiev, duke synuar trofeun e kampionit të Europës. Ronaldo dhe Salah, Keylor dhe Loris Kairus, Sergio Ramos dhe Virgil van Dijk.

Pak detaje mund të na shpëtojnë nga ajo që dy skuadrat finaliste mund të na ofrojnë të shtunën. Sidoqoftë, këshillimi për marketing të sportit “CSM” na ofron përparësinë e madhe të finales së Kievit, nga një këndvështrim tjetër: komercial dhe ekonomik. Në këtë aspekt, Real Madridi fillon me një avantazh të madh.

Potenciali ekonomik i klubit të drejtuar nga Florentino Pérez është shumë më i lartë se ai i Liverpool. Vlera e markës “Real Madrid” vlerësohet në 1.288 milionë euro, krahasuar me 986 milionë euro të markës “Liverpool”. Klubi i bardhë, gjithashtu, e tejkalon shumë homologun anglez për të ardhurat.

Madrilenët marrin 136.4 milionë euro për shitjen e biletave, 236.8 milionë euro nga të ardhurat televizive dhe 301.4 milionë euro nga reklamat. Gjithsej: 674.6 milionë euro. Liverpool, nga ana e tij, përfiton nga këto burime të njëjta 424.2 milionë euro. Dallimi është i konsiderueshëm. Po sa larg është distanca mes tyre? Në mënyrë të veçantë, 22 vende në renditjen e UEFA-s. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia