close
Sport

LIGA E KAMPIONËVE: VARDARI ME PAK SHPRESË UDHËTON NË ZAGREB

vardarci-rabotat-so-polna-parea-6297

 

Skuadra e Vardarit nesër me fillim në orën 20:45 do të udhëtojë drejt Zagrebit ku do ta zhvillojë ndeshjen kthyese kundër kampionit kroat Dinamos, në  stadiumin  e Maksimirit, në kuadër të xhiros  së dytë  të kualifikimeve në ligën e kampionëve.

Kampioni i Maqedonisë në ndeshjen e parë që u zhvillua në Shkup, pësoi disfatë 1-2 dhe tani do ta ketë shumë rëndë për ta përmbysur  këtë  epërsi të madhe  të  vendasve edhe pse  synojnë të  luajnë një sfidë si ajo e pjesës së dytë në Shkup kur patën disa raste shënimi.

Kampioni i Shqipërisë, Partizani ka udhëtuar drejt Hungarisë për të zhvilluar ndeshjen kthyese kundër Ferencvaroshit të Budapestit. Ndeshja e parë që u zhvillua në Shqipëri  përfundoi me shifra të barabarta 1 me 1. Ndeshja zhvillohet nesër me fillim në orën 19:00. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia