close
Sport

LIGA E KAMPIONËVE: ZHVILLOHEN NDESHJET E RAUNDIT TË DYTË

liga e kampionëve

Sonte në program janë ndeshjet e raundit të dytë në Grupin A, B, C dhe D të Ligës së Kampionëve Europian.

Në raundin e dytë në grupin A në “Santiago Bernabéu” përballlen Real Madrid – Club Brugge dhe Galatasaray – PSZH, në të dyja ndeshjet favorite së paku në letër janë Reali dhe PSZH-ja edhe pse befasitë gjithmonë janë të mundshme.

Në Grupin “B” ndeshje më tërheqëse është ajo mes Tottenham – Bayern. Fituesi i këlsaj sfide mund të konsiderohet edhe favorit për të qenë fitues i grupit, ndërsa sfida Crvena Zvezda – Olympiakos është ndeshje për prestigj të këtyre skuadrave që pretendojnë të arrijnë diçka më tepër.

Një përballje mjaftë tërheqëse është edhe ndeshja me Mançester Sitit dhe kampionit kroat Dinamo të Zagrebit, dy skuadra që pretendojnë kualifikim në raundin tjetër të garave në Ligën e Kampionëve. Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Atalanta dhe Shakhtar.

Kryendeshje e grupit “D” është takimi Juventus – B. Leverkusen, por edhe takimi tjetër mund të jetë mjaftë tërheqës.

Të gjitha ndeshjet nisin në orën 21:00, pos takimeve Atalanta –Shakhtar dhe Real Madrid – Club Brugge që fillojnë në orën 18:55. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia