close
Sport

LIGA E KAMPIONËVE:KOMPLETOHEN 32 SKUADRAT

60A6A963-33B9-4B41-8704-54754E8B6216

SHORTI I FAZËS SË GRUPEVE ME 1 TETOR


Me ndeshjet play-off që janë mbyllur sonte, janë përcaktuar edhe 32 skuadrat që do të luajnë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2020/21.

Në këtë edicion nuk do të mungojnë emrat e rinj, por edhe klubet që kthehen pas shumë vitesh në këtë garë.

Kur dhe ku hidhët shorti?

Shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2020/21 fillon nga ora 17:00 të enjten me 1 Tetor dhe do të mbahet kësaj radhe nga studiot e RTS në Gjenevë. Shorti do të transmetohet drejtpërdrejt në UEFA.com


Vazot dhe klubet e ndara?

Vazo 1

  1. Bayern (Fituese e Ligës së Kampionëve)
  2. Sevilla (Fiteuse e Ligës së Evropës)
  3. Real Madrid
  4. Liverpool
  5. Juventus
  6. Paris
  7. Zenit
  8. Porto

Vazo 2 

  1. Barcelona
  2. Atlético Madrid
  3. Manchester City
  4. Manchester United
  5. Shakhtar Donetsk
  6. Dortmund
  7. Chelsea
  8. Ajax

Vazo 3  

  1. Dinamo Kiev
  2. Salzburg
  3. RB Leipzig
  4. Inter
  5. Olympiacos
  6. Lazio
  7. Krasnodar
  8. Atalanta

Vazo 4

  1. Lokomotiv Moska
  2. Marseille
  3. Club Brugge
  4. Borussia M’gladbach
  5. Istanbul Başakşehir
  6. Midtjylland
  7. Rennes
  8. Ferencváros

Si funksionon shorti?

26 skuadrave që kanë hyrë drejtpërdrejtë në fazën e grupeve u bashkohen gjashtë fituesit e play-offit, që fituan të martën dhe të mërkurën.

Ekipet do të ndahen në katër vazo. Vazo 1 përbëhet nga fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës dhe kampionët e gjashtë kampionateve të rangut më të lartë.

Vazo nga 2 deri 4 përcaktohen nga renditja e koeficientit të klubit.

Asnjë skuadër nuk mund të luajë me një skuadër nga i njëjti vend, duke u përdorur procedura e saktë e shortit që do të konfirmohet para ceremonisë.

Datat e ndeshjeve në fazën e grupeve

Data e ndeshjes 1: 20/21 tetor

Data e ndeshjes 2: 27/28 tetor

Data e ndeshjes 3: 3/4 nëntor

Data e ndeshjes 4: 24/25 nëntor

Data e ndeshjes 5: 1/2 dhjetor

Data e ndeshjes 6: 8/9 dhjetor

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia