close
Sport

LIGA E KOMBEVE: SOT HIDHET SHORTI PËR EDICIONIN E TRETË

LIGA E KOMBEVE

BULLGARIA DHE KOSOVA KUNDËRSHTAR TË MUNDËSHËM TË RMV-së


Shorti për fazën e parë të edicionit të tretë të UEFA Nations League do të hidhet sot në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 18:00.

Të 55 shtetet anëtare të UEFA-s marrin pjesë në Ligën e Kombeve të UEFA-s 2022/23 dhe ndahen në katër liga bazuar në Listën e Aksesit të Ligës së Kombeve të UEFA-s 2022/23.

Maqedonija e Veriut do të garon në Ligën C, pasi që në ndeshjen fundit të edicionit të kaluar pësoi disfatë  nga Armenia në ndeshjen që u zhvillua në Nikozi të Qipros.

Kundërshtarët e mundshëm të kombëtares tonë janë Bullgaria dhe Kosova, ndërsa kundërshtar tjerë të mundshëm janë: Turqia,  Sllovakia, Irlanda Veriore, Lituanija, Gjrorgjia,  Azerbejxhani, Gjibralltari Ishujt Faroe si dhe  fituesit  nga ndeshjet  Kazakistani – – Moldavia dhe Qipro- Estonija, këto ndeshje zhvillohen në Mars 2022.

Lista e aksesit është përpiluar bazuar në rezultatet e skuadrave në Ligën e Kombeve 2020/21, duke përfshirë promovimin dhe rënien ndërmjet ligave dhe në pritje të rezultateve të finaleve të UNL 2020/21 dhe ndeshjeve play-out.

Ligat A, B dhe C do të kenë të gjitha nga 16 skuadra, të cilat do të ndahen secila në katër grupe për fazën e parë të ligës. Shtatë skuadrat e mbetura, në Ligën D, do të ndahen në dy grupe, njëri me katër dhe tjetri me tre./ KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia