Liga e Kombeve:Gjeorgjia fitore të thellë kundër RMV-së

Tabelën e kryeson  Gjeorgjia me nëntë pikë

Përfaqësuesja e Maqedonisë humbi në shtëpi nga Gjeorgjia me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit 4 në Ligën e Kombeve. Gjeorgjia fitoi maksimumin e pikëve, gjithsej 9 nga tri ndeshje, ekipi jonë përfaqësues është në vendin e dytë me katër pikë. Gjibraltari dhe Bullgaria luajtën 1:1 në ndeshjen e sotme të grupit tonë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Maqedonia ishte ajo që sulmoi në Shkup, sidomos në pjesën e parë, por ne nuk arriti  të realizon disa mundësi të mëdha.

Ristovski, pastaj Bardhi patën tentativat e tyre, por mbrojtja e Gjeorgjisë bllokoi mirë portën e saj. Më pas në minutën e 17-të Trajkovski bëri një goditje të mirë, por nuk ishte i saktë.

 

Maqedonia pati rastin më të mirë kur Elmas tentoi pas një kombinimi me Trajkovskin, por Loria u vendos në vendin e duhur. Në minutën e 40-të Elmas pati një mundësi të re, por gjuajtja e tij sërish shkoi në duart e portierit.

Në pjesën e dytë, në minutën e 52-të, Gjeorgjia kaloi në epërsi me golin e Zivzivaze, ndërsa dhjetë minuta më vonë Kvaratskelia befasoi Stole Dimitrievskin me një goditje nga 25 metra. Në fund të ndeshjes rezultatin përfundimtar 0:3 e finaliyoi Kiteishvili në minutën e 84-të.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Gjibralltari barazoi me Bullgarinë 1-1.

Pas tre xhirove të xhvilluara  Gjorgjia kryeson me 9 pikë, para Maqedonisë së Veriut  me 4, Bullgarisë me 2 dhe Gjibralltari me 1 pikë.

Të dielën zhvillohret  raubi I katërt, ku Maqedonia do të përballet në Shkup kundër Gjibralltarit, ndërsa Gjeorgjia takohet me Bullgarinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share