close
Sport

LIGA E PARË: BARAZOJNË SHKËNDIJA, RENOVA E SHKUPI

841A4944-F654-4895-8C04-FCB0466AE0A5
FITORET E PARA PËR RABOTNIÇKIN DHE MAKEDONIJA GJ.P


Dy fitore të ekipeve  vendase dhe tre barazime me vetëm 4 gola të shënuar ëepilogu  I pesë ndeshjeve  të xhiros së parë në elitën e futbollit vendor. Ndeshja në Strumicë mes Ak. Pandev dhe Struga TL  është në zhvillim e sipër pasi ka  filluar në orën 20:00.

Derbi i javës së parë mes Tikveshit dhe kampionit në fuqi Shkëndija që u zhvillua në stadiumin “Goce Dellçev”në Prilep, përfundoi pa gola 0:0.

 Me barazim 1:1 përfundoi edhe ndeshja  në Tetovë  mes  Renovës  vendase dhe  ekipit  nga  Lagja e Autokomandë “Skopje”. Vendasit të  cilët dominuan ndeshjen të parët kaluan në epërsi me golin e Remzifaik Selmanit, ndërsa mysafirët barazuan me golin e  Kirovskit.

Ndeshja në Shtip mes Bregallnicës vendase dhe  Shkupit përfunoi  pa  gola.  Dy  skuadrat  që shënuan  fitore  në xhiron e pare të kampionatit janë Rabotniçki  që mundi Borecin 1:0, me  golin e Ristevskit  si  dhe  Makedonija Gj.P e cila e mundi  Pelisterin me golin e vetëm të Arbi Vosha.

 Rezultatet:

Renova – Skopje  1:1

Tikveshi – Shkëndija 0:0

Bregallnica – Shkupi 0:0

Rabotniçki – Boreci 1:0

Makedonija Gj.P. – Pelisteri 0:0

Ak. Pandev – Struga TL  filloi në orën 20:00. / Klan Macedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia