close
SportTop LajmeVendi

LIGA E PARË: ÇAIRI NIKOQIR I SUPERDERBIT SHKUPI –SHKËNDIJA

Shkupi-Shkendija-1

JAVA E 17-të ZHVILLOHET TË MËRKURËN NË ORA 13:00

Java e 17-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet gjatë ditës së mërkurë, ndërsa ndeshja që zgjon interesim të madh është ajo në Çair, midis liderit në tabelën e klasifikimit FC Shkupi dhe  kampioni në fuqi Shkëndija  që aktualisht mbanë pozitën e tretë. Të gjitha ndeshjet e javës së 17-të fillojnë në ora 13:00.

 

Shkupi në 16 ndeshjet e zhvilluara ka të shënuara 12 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje me gola-averazh 39-10 dhe 38 pikë. Kjo statistikë dëshmon qartë për fuqinë dhe këmbëguljen e saj në rrugëtimin drejtë titullit kampion. Futbollistët e kësaj ekipe janë të vendosur që edhe në këtë superderbi të japin më të mirën e tyre të mbështetur edhe nga tifo- grupi “Shvercerat”.

ALI ADEM – FUTBOLLIST I FC SHKUPI

 

“Na si FC Shkupi jemi të gatshëm pë këtë ndeshje edhe psiqikisht edhe fizikisht. Ndeshja me Skopjen ishte pak e vështirë por e fituam 3-1, tani kemi motiv plus. Krejt tifozët janë në pritje të kësaj ndeshje që të na japin më tepër motiv”.

Nga ana tjetër ekipi kuqezi edhe pse deri në këtë pjesë kampionatit ka pasur batica dhe zbatica  sa i përket rezultateve megjithate është skuadër për çdo respekt ndaj edhe në Çair ata do të japin maksimimuin  që ti kënaqin fansat e vet dhe të pranishmit në stadium.

 

Skudra e Renovës në ndeshjen e fundit para tifozëve të vetë në këtë stinor takohet me Tikveshin ndaj tri pikët do të kishin vlerë të madhe për të mbajtur hapin në pjesën e epërme të tabelës.

QATIP OSMANI – TRAJNER I KF RENOVA

“Për ta vërtetu pikën e fituar kundër Rabotniçkit. Jemi të vetëdijshëm se na pret lojë e rëndë. Tikveshi në lojat e fundit tregon një cilësi, tregon një mbrojtje të fortë, homogjene, ku do të mundohemi të shperthejmë dhe ta fitojmë këtë ndeshje”

Në ndeshjet tjera të javës së 17-të, takohen: Skopje – Struga Trim Lum, Pelisteri – Boreci, Makedonija Gj.P – Akademia Pandev dhe Bregallnica – Rabotniçki./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia